Aksident i rëndë në Greqi, makinat përplasen “kokë më kokë” – humb jetën pasagjeri shqiptar
Agia Varvara, Greqi – 10 Prill 2025

Një aksident tragjik automobilistik ka ndodhur në zonën e Agia Varvarës, pranë Karystos në Greqi, ku dy automjete janë përplasur frontal, duke shkaktuar humbjen e jetës së një shtetasi shqiptar dhe plagosjen e katër personave të tjerë.

Sipas mediave greke, aksidenti ndodhi mbrëmjen e kaluar, ku një automjet i drejtuar nga një 35-vjeçar shqiptar u përplas me një tjetër makinë që vinte nga drejtimi i kundërt, e cila drejtohej nga një 75-vjeçar grek.

Si pasojë e përplasjes së fuqishme, ka ndërruar jetë një 42-vjeçar shqiptar, pasagjer në automjetin e bashkëkombasit të tij. Katër persona të tjerë mbetën të plagosur rëndë: drejtuesi shqiptar i mjetit dhe tre pasagjerë grekë, të moshës 33, 34 dhe 33 vjeç.

Autoritetet policore greke po hetojnë për të përcaktuar shkakun e aksidentit dhe për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Gjendja shëndetësore e të plagosurve mbetet ende e paqartë.

Serious car crash in Greece: Head-on collision leaves Albanian passenger dead
Agia Varvara, Greece – April 10, 2025

A fatal car accident occurred in the Agia Varvara area near Karystos, Greece, where two vehicles collided head-on, resulting in the death of an Albanian national and leaving four others seriously injured.

According to local media reports, the crash happened last night. One of the cars was driven by a 35-year-old Albanian man, while the other vehicle, coming from the opposite direction, was driven by a 75-year-old Greek man.

The violent impact caused the death of a 42-year-old Albanian passenger who was in the vehicle driven by his fellow countryman. Additionally, four others sustained serious injuries, including the Albanian driver and three Greek passengers aged 33, 34, and 33.

Greek police are currently investigating the circumstances of the crash, while the condition of the injured individuals has yet to be officially confirmed.