Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:05 në zonën e Ishull-Lezhës, ku sipas policisë, persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të një makine ne lëvizje, brenda së cilës udhëtonin shtetasit Blreim Preçi dhe Klisman Preçi.

Blerim Preçi, i njohur si Rin, ka ardhur para pak ditësh nga Belgjika në Shqipëri, ndërsa sipas burimeve dyshohet se ka pasur probleme me të shkuarën. Mësohet se ka qenë vetë ai që ka telefonuar policinë duke thënë se kanë qëlluar me armë në drejtim të mjetit të tij që ishte në lëvizje.

Si pasojë e të shtënave, makina ka devijuar dhe ka dalë nga rruga, por fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.

Atentati mafioz në Lezhë/ Ja kush ishte shënjestra, autorët qëlluan me armë dhe pastaj… (EMRI)
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të atentatit. Bëhet me dije se janë ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.