DIVJAKË- Një 34-vjeçar me inicialet XH.XH., ka mbetur i plagosur me thikë. mësohet se ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes në Çermë Sektor, Divjakë. Pas një sherri në familje, 38-vjeçarja me inicialet M. Xh., ka qëlluar të vëllanë me thikë dhe e ka lënë të plagosur. 34-vjeçari ndodhet në spital e po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa autorja është vënë në pranga.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasen M. Xh., 38 vjeçe, banuese në Çermë Sektor, Divjakë, pasi, në banesë, ka goditur me mjet prerës (thikë), gjatë një konflikti për motive të dobëta, vëllanë e saj, shtetasin Xh. Xh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.