SARANDË- Sherr masiv në Sarandë. Pushuesit të cilit kishin shkuar në këtë qytet për të pushuar dhe për të kaluar disa ditë të qeta kanë ndarë në ‘JOQ’ një video në të cilën shihen disa persona duke u konflikuar. Ulërimat e një grupi personash i kanë bërë të dalin në ballkon, ku janë përballur me një skenë të paparë.

Nga zërat dëgjohen se si disa meshkuj shajnë në shqip, por nuk kuptohet qartë nëse grupi tjetër janë apo jo shqiptarë. Gjatë sherrit njëri prej meshkujve godet edhe një femër. Nuk dihet ndërkaq se cili mund të ketë qenë motivi i këtij sherri, që nxin akoma më tepër turizmin në vendin tonë.

MESAZHI I QYTETARIT: Jemi me pushime ne Sarande po kalojm shum bukur. Diten jemi ne plazhe, kurse naten jemi ne ballkon duke pare filma aksion. Shpresoj te mos kete te lenduar nga ky incident. Kaloni bukur.

https://fb.watch/eH5bO-yso5/