Të shtëna me armë zjarri në Fushë- Krujë, një i plagosur. Paraditen e sotme, pas një breshërie të shtënash me armë zjarri është plagosur 55-vjeçari Luan Hushi. Ngjarja ka ndodhur pak minuta pak më parë në fshatin Zgërdhesh, por deri më tani ende nuk dihen detaje se përse ka ndodhur plagosja.

Në informacionet paraprake nuk bëhet i ditur identiteti i personit dhe as gjendja e tij shëndetësore, por është raportuar se është sjellë më urgjencë në spitalin e Traumës me plagë plumbash në bark. Deri më tani nuk dihet nëse personi ka pasur konflikte të mëparshme apo ka qenë një debat i momentit, që ka përfunduar me plagosje.

Informacion paraprak
Rreth orës 09:45, në fshatin Zgërdhesh, Krujë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. H., rreth 55 vjeç, është plagosur me armë zjarri nga shtetasi K.Q, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Shërbime të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.