ELBASAN- Sherr me thika në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes që lamë pas në lagjen ’28 Nëntori’.

I plagosur ka mbetur 33-vjeçari Olsi Dervishi, i cili ka marrë ndihmën e parë në spitalin Kirurgjik Elbasan. Policia ka identifikuar autorin e plagosjes dhe ka ngritur pika kontrolli dhe po punon per kapjen e tij. Autori, i identifikuar si Qamil Hasa, dyshohet se e ka qëlluar kur ka qenë në gjendje të dehur 33-vjeçarin.

Hasa mësohet se është një person me precedent penalë, pasi ka vuajtur dënim për akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike. Policia ende nuk ka dalë me një njoftim policie.