Policia italiane ka arrestuar dy vëllezër shqiptarë të akuzuar për vrasje në tentativë.

Mbrëmjen e djeshme policia me urdhër të prokurorisë, ka vënë në pranga dy shqiptarët 40 dhe 32 vjeç të cilët janë dërguar në paraburgim në Parma për veprat penale “Vrasje në tentativë e kryer në bashkëpunim”.

Mbrëmjen e së premtes ka ndodhur një sherr mes tre shqiptarëve ku njëri prej tyre ka mbetur i plagosur. Sipas informacioneve debati i dhunshëm ka lindur për arsye të parëndësishme mes të njohurve, ku dy vëllezërit kanë goditur me thikë në një apartament ,në Sorbolo Mezzani, Parma, 33-vjeçarin.

Mësohet se 33-vjeçari është në spital në një gjendje të rëndë shëndetësore gjithashtu ndërhyrja e autoriteteve ka shmangur pasojat dramatike në të cilën mund të kishte përfunduar gjendja mes tre të njohurve.