Zbardhet ngjarja e ndodhur në Radhimë të Vlorës mesditën e sotme në plazh, ku turistët u “terrorizuan” nga të shtënat me armë.

Bëhet me dije për mediat se e gjithë ngjarja është një konflikt mes dy vëllezërve.

Te dy janë pronare te plazhit qe eshte ne Rradhime. Nje prej tyre ka ardhur nga Anglia dhe ka shtene ne drejtim te vellait. Benjamin Kondi dhe Edison Kondi jane konfliktuar me njeri tjetrin per administrimin e plazhit.

Dy vëllezër Beniamin Kondi dhe Edison Kondi pronar të një plazhi Bora Bora në zonën e Radhimës janë konfliktuar për adminstrimin e këtij plazhi. Sipas policisë konflikti ka degraduar duke nxjerrë armën dhe, Beniamini ka shtënë në drejtim të vellait të tij Edison, për fat nuk ka te plagosur, si për vëllain po ashtu dhe për pushuesit që ishin duke pushuar në atë moment që ka ndodh konflikti.