Muaji shkurt nis me shira! Territori shqiptar do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu në ultësirën perëndimore dhe reshje dëbore në zonat malore. Kështu nis dita e parë e muajit shkurt, për ti lënë vendin ditëve të tjera me diell.

Sipas MeteoAlb gjatë pasdites dhe mbrëmjes moti do të përmirësohet gradualisht në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga -5°C deri në 10°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë.