Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Vendimi është marrë në mbledhjen e kësaj të mërkure të Këshillit të Ministrave.

Lajmi u bë me dije nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Deri në emërimin e drejtorit të ri të Policisë, ministri i Brendshëm tha se detyrat do t’i ushtrojë nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë, Tonin Vocaj.

“Përshëndetje! Sot Qeveria mori vendim për shkakrimin e Drejtorit të përjgithshëm të Policisë. Shkarkimi lidhet me mospërmbushjen e objektivave që lidhet me punën e ngarkuar ndaj Drejtorit të Policisë. Kryesisht me situatën e krijuar në muajt e fudnit, situatë që kërkon një reagim më të fortë dhe një menaxhim më efikas të Policisë së Shtetit. Për momentin detyrat do t’i ushtrojë nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe do t’ju lajmërojmë për drjeotin e ri të Policisë së Shtetit,”- tha Çuçi.