Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë është raportuar e zhdukur në Prizren.

Rasti është raportuar të hënën, sipas detajeve vajza është nisur për në shkollë dhe më pas nuk është kthyer më.

Njoftimi i Plotë:

“Rr. Tahir Sinani, Prizren 23.10.2021 – 13:20. Ankuesja femër nga Kosova me datën 25.10.2021 ka raportuar se me datën 23.10.2021 vajza e saj kishte shkuar në shkollë, por prej asaj kohe më nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raport.

Njësitë policore janë duke e hetuar rastin.