itën e djeshme një ngjarje e shëmtuar u regjistrua në kryeqytetin e Kosovës pasi një burrë sulmoi barbarisht 3 vajza.

Video e kapur në rrugët e Prishtinës u bë menjëherë virale dhe pas ngjarjes foli për mediat një nga vajzat që u sulmua.

Gjithçka ndodhi mes një klienti dhe 3 vajzave që punonin në një qendër masazhi, të treja vajza nga Shqipëria.

Sipas dëshmisë së vajzave, klienti ka kërkuar më shumë se masazh, por pas refuzimit ai i ka kërcënuar.

“Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar, Lëndim trupor, hetuesit policor të stacionit qendra kanë identifikuar personin e dyshuar. I njëjti është në kërkim nga ana e policisë”, kanë thënë zyrtar nga policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here