Një grua shtatzënë është shtruar në maternitet në Tiranë për të lindur, por bebi ka dalë i vdekur.
Ngjarja e trishtë ka tronditur çiftin dhe babai i bebes që nuk erdhi dot në jetë, ka denoncuar maternitetin e Tiranës dhe mjekët për vdekjen e fëmijës së tij.
Noa.al mëson se në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasi A. Gj., 27 vjeç, i cili ka kallëzuar se bashkëshortja e tij është shtruar në maternitet për të lindur, dhe gjatë kësaj kohe i ka ndërruar jetë fetusi (feto morto).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.





