Pjesë e talebanëve që në moshen 10-vjeçare, Mohammed Amin Ullah me anë të një deklarate shokuese për mediat ka bërë bujë ndërkombëtarisht. Talebani ka deklaruar se çdo gjë e kryer deri më tani është bërë për të mirën e Islamit.
“Çdo veprim yni, si rimarrja e Afganistanit, bëhet vetëm për të mirën e Islamit. Unë kam qenë taleban që kur isha dhjetë vjeç. Atëherë fillova t’i admiroj, kur babai im i strehoi për t’u fshehur në shtëpinë tonë, gjatë tërheqjes së tyre të papritur nga fronti ose para ndonjë ofensive. Ata ishin heronjtë e mi. Kështu, sapo mbusha 17 vjeç, u bashkova me ta”,-rrëfen ai. “Kam mësuar vetë të gjuaj me kallashnikov dhe raketën RPG. Megjithatë, shefat e mi më imponuan një mësim fetar, në xhamitë e fshatrave që pushtuam gjatë dimrit”,-shtoi ai ndër të tjera.
Gazetari: Çfarë kuptimi ka të gjuash me gurë gratë kurorëshkelëse, të varrosura deri në qafë?
Një tjetër ushtar taleban: “Është vetëm zbatimi i Sheriatit”
Gazetari: A e kërkon ligji islam gjithashtu që njerëzit të vdesin duke i fshikulluar me zinxhirë biçikletash, siç bëtë ju talebanët?
Ushtari taleban: “E gjithë kjo bëhët për të mirën e Islamit.”