Pas aksionit të RENEA-s janë shoqeruar dhjetëra persona, mes të cilëve dhe Astrit Seferi. Ky i fundit nuk është një person i panjohur për policinë, pasi është autor i plagosjes së katërfishtë në Tiranë në vitin 2017. Mësohet se Seferi është ndaluar nga policia në Mamurras,por eshte e paqarte si Seferi ndodhet ne liri pasi ne vitin 2019 u arrestua.
Policia e shtetit ka arrestuar ne vitin 2019 dy vëllezërit Arben Seferi dhe Astrit Seferi të cilët akuzohen për plagosjen e 4 personave në një lokal në Laprakë në vitin 2017. Së bashku me dy vëllezërit Seferi ishte edhe shtatasi Viktor Gjergji edhe ky i fundit i arrestuar.
Në vitin 2017 gjatë sherrit të ndodhur në një lokal në zonë e Laprakës mbetën të plagosur, pronari i lokalit, Eljon Leka me të cilin dy vëllezërit kishin pasur konflikt të mëparshëm si dhe Avni Biber, Bujar Mrisha dhe Bledar Gusturama të tre klientë në lokal.
Aksioni vjen menjëherë pas vrasjes së pronarit të një lokali në Lushnje dhe plagosjes së 5 qytetarëve të pafajshëm.