Durrës- Një autobus i linjës Durrës-Porto Romano është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.
Dyshohet se shkak i zjarrit të jetë bërë një defekt elektrik.
Fatmirësisht nga zjarri i rënë në autobuz, nuk ka asnjë person të lënduar .
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
https://youtu.be/7QP0s3FyELg





