Përfshihet nga flakët një autobus udhëtarësh në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Halim Xhelo”, transmeton Noa.al
Mësohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike.
Në momentin e zjarrit autobusi ishte me udhëtarë, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Shoferi i autobusit ka arritur që t’i zbresë pasagjerët me shpejtësi.
Nga zjarri ka vetëm dëme materiale në pjesën e pasme të autobusit.