SHIJAK- Komisariati i Policisë së Shijakut është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Mësohet se zjarri ka nisur në katin e dytë të godinës.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po ndërhyjnë për të lokalizuar flakët. Është e paqartë sesi ka nisur zjarri në brendësi të komisariatit dhe policia po punon për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i policisë:
Shijak /Informacion paraprak. Rreth orës 18;30, në katin e dytë të Komisariatit të Policisë Shijak, në zyrën e ndihmës/specialistit të rendit ka rënë zjarr. Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse duke bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Nga veprimet e para hetimore paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Grupi hetimor dhe Agjencia Rajonale e Mbikëqyrjes Policore po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të saktë të rënies së zjarrit.