Zjarr në një lokal në afërsi të Universitetit të Elbasanit.

Sipas dëshmitarëve okularë dhe qytetarëve që ndodheshin në atë moment aty pranë, fillimisht ka pasur një shpërthim e më pas flakë. Klientët janë larguar me shpejtësi, po ashtu edhe personeli.

Nuk ka pasur lëndime apo të plagosur.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset dhe policia.

Zjarrfikëset kanë mundur të fikin shpejt flakët duke mos lejuar përhapjen në ambientet përreth.

Zjarri ka shkaktuar dëme materiale.

Shkak mendohet rrjedhja dhe shpërthimi i gazit nga një bombul.