Shpërthen në flakë një mjet para bashkisë së Elbasanit.

Ngjarja ndodhi në mesditë.

Mjeti tip Ford ka qenë në lëvizje kur shoferi ka konstatuar se diçka nuk po shkonte.

Ai e ka braktisur atë disa sekonda para se makina të shpërthente në fakë.

Mjeti është shkrumbuar në pak minuta.

Ndërkohë ka mbërritur policia dhe zjarrfikëset që kanë fikur flakët.