TIRANË- Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetarët në orët e para të mëngjesit në zonën e Alliasit, në kryeqytet. Burimet bëjnë të ditur se janë dëgjuar dy shpërthime pranë mjetit i cili ishte i parkuar. Banorët janë zgjuar të trembur pas zhurmave të fuqishme.
Nuk dihet dinamika e ngjarjes, e nëse e gjithë kjo ishte paralajmërim për drejtuesin e mjetit. Pritet që në orët në vijim, Policia të dalë me një njoftim zyrtar.
