TIRANË- Dy shpërthime tritoli kanë ndodhur në Tiranë. Në orët e para të mëngjesit, i është vendosur lëndë plasëse 2 banesave në cepa të ndryshme të kryeqytetit. Njëri është vendosur në Yzberisht, në rrugën “3 Dëshmorët”, ndërsa një tjetër është vendosur në rrugën “Kujtesa” në Kamzë. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar nga lëndët plasëse, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë që aktualisht po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Më datë 10.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “3 Dëshmorët”, në afërsi të banesës së shtetasit A. A., dyshohet se shpërthyer një sasi lënde plasëse, pa shkaktuar dëme. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më datë 10.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Kujtesa” në Kamzë, para banesës së shtetasit M. Z., ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë është dëmtuar porta e banesës. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.