GRAMSH- Një automjet ka shpërthyer në Gramsh. Në momentin e shpërthimit në automjet mësohet se kanë qenë dy vëllezërit Algert dhe Erald Mine.
Po ashtu bëhet me dije se të plagosurit po transportohen drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Nga informacionet paraprake dyshohet për shpërthim tritoli.