GREQI- Gerasimos Fatouros, 39 vjeç ishte një prej viktimave të shpërthimit të bombolës së gazit në një fabrikë peshku në Prevezë, Greqi. Ai ishte baba i tre fëmijëve, 10, 6 dhe 5 vjeç. Gerasimos Fatouros u nda nga jeta teksa po kryente saldime në fabrikë së bashku me një 40 vjeçar me origjinë shqiptare, Dritan Kodra.
Po ashtu, sipas Protothema, gruaja e tij me të dëgjuar lajmin tragjik pësoi një shok dhe u dërgua në spital. Gruaja e tij kishte humbur dy motrat e saj në një aksident automobilistik vite më parë dhe tani ajo po përballet me një humbje të re.
Ndërsa punonjësi i plagosur, ai u dërgua fillimisht në Qendrën Shëndetësore Kanalaki dhe pritet të dërgohet në spitalin e Janinës.
Shpërthimi në fabrikën e peshkur ka ndodhur në rrethana të panjohura teksa dy punëtorët fatkeq po tentonin të kryenin saldim elektrik. Informacionet thonë se trupi i 39-vjeçarit Gerasimos Faturou është gjetur i prerë në dysh.
Gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash, ndërsa ngjarja tragjike mësohet se ka ndodhur për shkak të një shpërthimi në bombola gazi. Megjithatë hetimet lidhur me rastin ende vazhdojnë.