4 persona kanë rrezikuar të mbyten ditën e sotme në Shëngjin. Mësohet se babai dhe tre fëmijët teksa kanë shkuar për tu larë në det janë tërhequr nga dallgët.
Kjo gjë ka bërë që ata të mos kenë mundësi që të dalin në breg të detit me forcat e tyre. Por fatmirësisht pushuesit e tjerë kanë ardhur në ndihmë dhe i kanë shpëtuar.
Një i moshuar ka rrezikuar të mbytet mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se i moshuari rreth 75 vjeç, është futur në ujë pranë plazhit të Lungomares dhe ka ndjerë dhimbje në zemër.
Fatmirësisht ai ka arritur që të kërkojë ndihmë në kohë në mënyrë që pushuesit e tjerë ta ndihmojnë. Në këtë moment në det janë futur tre persona për ta shpëtuar si dhe i kanë dhënë ndihmën e parë
75-vjeçari i paidentifikuar është transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës si dhe ndodhet dhe rrezikut për jetën.