Kudo e pritën si kampion. E falenderuan, e uruan, e motivuan.
Florian Marku i cili javën e kaluar u shpall kampion bote në kategorinë IBF duke mposhtur kundërshtarin ukrainas Maxim Prodan është kthyer në Shqipëri. Në postimet e tij në rrjetet sociale ai ka treguar se fansat e tij e kanë pritur si kampion pas titullit të madh që fitoi në Angli. Në një postim të fundit në Instastory, Marku ka treguar se gjatë këtyre ditëve është takuar me shumë të rinj dhe jo vetëm e ndalojnë në rrugë për ta uruar për titullin e madh që ka fituar. Më tej ai shprehet se mezi pret të kthehet në Angli për të fituar edhe më shumë tituj e për të na bërë krenarë.
Ju falenderoj nga zemra të gjithë për përkrahjen, si në rrjete sociale por ashtu edhe në rrugë me njerëzit që me ndalojnë me makina, por edhe në këmbë për të më uruar fitoren. Jam kënaqur këto ditë në Shqipëri, por ky është vetëm fillimi. Mezi pres që të shkoj në Angli dhe të sjell akoma edhe më shumë tituj. Iu rujt zoti dhe iu uroj një fundjavë të bukur.