Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi ditën e djeshme, ku ka humbur jetën një shqiptar.

Shqiptari ka vdekur pas një aksidenti teksa po lëvizte me motorin e tij në Selanik. Thestival.gr shkruan se ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme, ku shqiptari drejtues i një motori është përplasur me një makinë.

54-vjeçari pasi u përplas ka rënë në rrugë dhe për shkak të plagëve të rënda, ai pësoi një atak kardiak. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar një autoambulancë dhe policia. Por në momentin që po transportohej për në spital, shqiptari ka humbur jetën.