Një 46-vjeçar shqiptar ka vrarë veten brenda në qelinë e tij në burgun e Ternit në Itali.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 të mëngjesit të kësaj të hënë, ku shqiptari i cili ndodhej në qeli pasi akuzohet për dhunë në familje, u gjet i varur na policët në qeli, raportojnë mediet italiane.
“Përpjekjet e punonjësve shëndetësore dhe policisë së burgut për ta shpëtuar ishin të kota”, tha një nga zyrtarët e burgut.
Trupi i pajetë u transportua në spitalin e Perugias, në dispozicion të autoritetit gjyqësor të Ternit për hetime mbi rastin.