Një shtetas i Shqipërisë ka mbetur i vrarë pasditen e sotme në Pejë, pasi dyshohet se është përplasur qëllimisht me makinë nga një bashkatdhetar i tij.

Siç raportojnë mediat, viktima është Ilir Osmani nga Shqipëria, ndërsa autori thuhet se e ka ndjekur me makinë derisa e ka lokalizuar dhe ka arritur ta godasë teksa ai ndodhej buzë rruge, duke i shkaktuar vdekjen.

Viktima dhe autori kanë qenë miq me njëri-tjetrin, por vetëm pak kohë më parë, viktima i kishte djegur makinën autorit.

Sakaq, policia e Kosovës ka arritur të identifikojë edhe autorin e dyshuar të ngjarjes, Sergio Jonuzi, i cili është shpallur tashmë në kërkim.


Viktima Ilir Osmani


Autori Sergio Jonuzi