Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Athinë në orët e para të mëngjesit. Një shqiptar ka tentuar të largohet nga policia duke kundërshtuar urdhërat e tyre dhe duke u përpjekur t’i shtypë.

Buriime nga media greke bëjnë me dije se një patrullë e policisë konstatoi një automjet tip Peugeot dhe i bëri shenjë që të ndalonte. Në drejtimin e makinës ishte një shqiptar, i cili refuzoi që të ndalonte. Ai shkoi drejt makinës së policisë dhe përplasi një nga policët, duke i shkaktuar lëndime.

Ndërkohë, punonjësi tjetër i policisë qëlloi dy herë me armë në drejtim të shqiptarit. Njëri nga plumbat e preku në këmbë, duke e lënë të plagosur. Shtetasi shqiptar është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërsa në vendngjarje shkuan forca të shumta policore dhe bënë rrethimin e zonës.

Mediat greke raportojnë se automjeti që drejtohej nga shqiptari ishte i vjedhur.