KOSOVË- Një 32-vjeçare shqiptare dhe një italiane 23 vjeçe, u arrestuan nga policia të hënën pasdite pasi akuzohen se ushtronin veprimtarinë e pristitucionit. Klan Kosova raporton se vajzat ‘punonin’ në rajonin e Prishtinës.
Ato u merrnin klientëve nga 300 euro në këmbim të marrëdhënies seksuale me njërën dhe 600 me të dyja njëkohësisht.
‘Pazarin’ për këto shërbime, vajzat që jetonin në rrugën “Abdullah Presheva” e bënin përmes internetit. Ato fillimisht u ndaluan për 48 orë, por me kërkesë të prokurorit, Gjykata ua caktoi paraburgimin prej një muaji.