Pas 5 ditësh kërkime është gjetur i pajetë trupi i minatorit Muharrem Plaku, i cili mbeti i bllokuar në një prej galerive të Bulqizës 5 ditë më parë.
Trupi i 60-vjeçarit pas nxjerrjes nga nëntoka u dërgua drejt morgut të qytetit.
Ai mbeti i bllokuar në një nga minierat në Zonën e Parë rreth orës 09:00 të së mërkurës. Masivi i kromit, që dyshohet se ka nisur të shkëputet nga tavani i minierës, bllokoi teknikun e minierave brenda.
U deshën 5 ditë punë pa ndërprerje nga grupi i Avari Shpëtimit dhe kolegët e tij, që larguan dhjetëra tonë minerale me mjete të thjeshta derisa ekipi gjurmoi trupin e pajetë të Plakut.