Ky është Bledar Selmanaj, i cili ra në gjurmët e Policisë së Vlorës pas vëzhgimit të celularit të Xhuljan Bullarit. Dinamika e ngjarjes pas ndërtimit të skemës nga grupi i hetimit, i çoj hetuesit drejt dyshimeve të arsyeshme se autori me viktimën kishin njohje, kjo u provua edhe përmes celularit të viktimës. Dyshohet se Selmanaj e ka bërë vrasjen pasi i kishte kërkuar një borxh që pretendonte se Bullari ia kishte, ndërsa ishte krijuar për blerjen e shitjen e narkotikëve.

39 vjeçari ra në prangat e policisë në zonën e “Bllokut” në Tiranë, ndërsa pas kontrollit në banesë dhe rreth saj, u gjet arma e dyshuar të jetë përdorur në krim e groposur si dhe rrobat që kishte veshur atë dirë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në momentin e arrestimit, 39-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me 1 krehër me 10 fishekë, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Por pavarësisht se kishte kryer një krim aq të rëndë, Selmanaj shijoi lirinë për pak ditë, duke e shfrytëzuar të tregohet aktiv edhe në rrjetet sociale. Ai ndryshon foton e profilit në “Facebook”, madje përshkruan edhe gjatësinë trupore të tij. Po ashtu, ai ka shpallur veten në këtë rrjet social edhe si biznesmen por pa treguar detaje rreth “aktivitetit” të tij.

Xhuljan Bullari 25-vjeç u gjet i pajetë në makinën e tij më 21 gusht pranë zonës së quajtur “Qafa Topit”, fshati i thellë Babicë, në Vlorë.

Ai ishte nisur nga Tirana dhe dyshohet se është takuar me Selmanajn, me të cilin në rrethana ende të pasqaruara plotësisht ka përfunduar në Babicë, ndërsa ky i fundit ishte ulur në sediljen e pasagjerit. Mjeti drejtohej nga viktima dhe ishte në pronësi të nuses së dajës së tij.

Ngjarja u regjistrua që ka ndodhur për motive të dobëta që ka të bëjë me një detyrim të hollash për drogë.

Selmanaj rezulton emër i njohur për drejtësinë pasi vite më parë ka qenë i akuzuar për disa vjedhje argjendarish e banesash në Tiranë dule marrë edhe nofkën “hajduti serial”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here