Rikthehet Xhisiela Malokut personazhi që bëri lëmsh vendin në vitin 2018, pasi denoncoi ish-të dashurin Rexhep Rraja për dhunë. Pa kaluar 24 orë ndryshoi dëshminë dhe mori barrën e përgjegjësive mbi supe. Sot, Xhisiela ka ndryshuar totalisht ne pamje dhe do të shkëputet nga ajo ngjarje e errët e jetës së saj.

Ditën e sotme, ajo ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Shqipëria Live”, ku ka zbuluar se vijon e jeton në Fushë-Krujë me familjen dhe nuk është larguar nga aty në asnjë moment.

Gjatë kësaj interviste, Xhisiela u shpreh se nuk ka pasur probleme në Fushë-Krujë pas ngjarjes së bujshme, por rrjetet sociale kanë qenë më problematike dhe për një farë kohe është larguar prej tyre.