Erolldi ka folur për marrëdhënien e tij me Diolën, duke zbuluar gjithashtu se ku është njohur për herë të parë me nutricionisten dhe si lindi marrëdhënia e tyre.

Diola Dosti ka qenë një personazh mjaft i komentuar në media kohët e fundit për shkak të romancës së saj me biznesmenin Eroll Belegu.

Ndërkohë që të dy kanë pranuar publikisht se po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë, deri më tani askush nuk ka qenë në dijeni se si ka lindur romanca e tyre.

Në në intervistë të dhënë së fundmi, Erolldi ka folur për marrëdhënien e tij me Diolën, duke zbuluar gjithashtu se ku është njohur për herë të parë me Diolën dhe si lindi marrëdhënia e tyre.

“Të tregoj drejt ishte krejt rastësisht. Unë shkova në koncert të Vesa Lumës dhe ajo ishte prezente. Unë as nuk kam ditur për ekzistencën e Diola Dostit, sepse unë nuk e shikoj Big Brother, por as ajo nuk ka ditur për mua. Vesa më së pari na ftoi, ishim ulur afër njëri-tjetrit, pak me insistimin tim, dhe ashtu u njoftuam aty dhe prej aty, shumë shpejt u zhvilluan gjërat.“

I pyetur nëse do të ketë një dasmë mes tyre së shpejti, biznesmeni është përgjigjur:

“Herët është për këtë, ne e kemi më së shumti me rëndësi lidhja të na shkojë mirë. Tregova që jam organizator i mirë, kështu që kur të vimë aty, lehtë është ajo pjesë”.