Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në lagjen“Vasil Shanto”, pranë qendrës së qytetit të Shkodrës.

Pashko Ujka, 64 vjeç, ish-deputet i Partisë Demokristiane dhe ish-kryetar i Komunës së Velipojës u qëllua mbrëmjen e sotme një plumb në shpinë, menjëherë sapo kishte dalë nga banesa e tij.

Mësohet se autorët kanë qëlluar me një armë zjarri pistoletë me silenciator.

Ujka ka marrë një plagë plumbi në kurriz dhe është dërguar menjëherë në spital.

Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë dhe ndodhet në reanimacionin e spitalit të Shkodrës.

“Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes”, njoftoi policia.