Nagcmimi seksual në shkollën 9-vjeçare në Pogradec u zbulua përmes mesazheve. Mësohet se vëllai i një prej vajzave të mitura, vetëm 14 vjeçe që ngacmonte seksualisht drejtori Adriatik Haxhillari ka parë mesazhet. Të nesërmen, i riu i revoltuar për atë që po ndodhte me të motrën është paraqitur dhe e ka qëlluar me grusht Haxhillarin.

Një ditë më vonë, drejtori i shkollës e thirri në zyrë të vëllain dhe vetë nxënësen e kërkoi ndjesë, por çështja nuk u la me kaq. Haxhillari vijonte me ngacmimet dhe vetëm sot u vu në pranga.

Në prani të psikologes dy vajzat e mitura rrëfyen shenjat provokuese që merrnin nga drejtori gjatë orëve të mësimit dhe SMS-të me përmbajtje provokuese që u vinin gjatë orëve të natës.