Tjetër skandal në vend. Një person me inicialet A.D., është vënë në pranga nga Policia e Vlorës pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij, vetëm 11 vjeçe. Mësohet se denoncimin e ka bërë babai i vajzës së mitur një ditë më parë në komisariatin e Policisë së Vlorës.

Ai ka treguar para bluve të qytetit bregdetar se e bija i ka rrëfyer se xhaxhai i saj e ka ngacmuar seksualisht duke e prekur në zona intime. Në prani të psikologes, vetë 11-vjeçarja ka rrëfyer se xhaxhai i saj e ka puthur në buzë.

“Xhaxhai më afrohej shpesh, më prekte në zona intime. Më ka puthur dhe në buzë,”– ka treguar e vogla. I kallëzuari është vënë në pranga dhe pritet që të merret në pyetje. Kjo ngjarje vjen në një moment kur familjarët e Mateo Vasiut, 8-vjeçarit që u vra në mënyrë makabre nga Klodian Çalamani në Fier po mbledhin firma për të kthyer dënimin me vrasje.

Edhe pse zyrtarisht nuk është konfirmuar, për arsye që nuk dihen, banorë të fshatit ku ndodhi krimi kanë rrëfyer me bindje se Çalamani e ka përdhunua Mateon e vogël para se ta vrasë.