Thellohet skandali i listës së pagave të qytetarëve që po qarkullon prej disa ditësh në Shqipëri.

E ndërsa dje doli gjerësisht në media lista e pagave të muajit janar të vitit 2021, sot skandali është thelluar akoma më shumë pasi jo vetëm që doli lista e dytë me 60 mijë emra të tjerë më shumë, praktikisht e pagave të Prillit, por përveç kartës së identitetit, pagës dhe të dhënave të tjera janë edhe numrat e telefonit të qytetarëve.

Praktikisht gjithçka është zbuluar dhe është në rrugë tashmë. Kryeministri Edi Rama deklaroi se kjo është vepër e opozitës dhe se e di përse doli tani dhe se është gati që të shkojë të dëshmojë në prokurori nëse organi i akuzës është gati që të marrë versionin e tij.