Grabitje si kjo nuk keni parë as në filma! Autorët vendosin bomba në gjithë qytetin, pengjet i lidhin sipër makinave
Një grabitje kaluar filmave ka ndodhur në Araçatuba të Brazilit. Autorët kanë hyrë në një bankë për të vjedhur, ndërkohë gjatë arratisjes kanë marrë pengjet me vete dhe i kanë lidhur sipër makinave.
Mbi 20 persona morën pjesë në grabitje, por ata nuk u ndalen me kaq, pasi bllokuan rrugët, dogjën automjete dhe vendosën pajisje shpërthyese në gjithë qytetin.
Vandalizmi nuk mbeti pa pasoja, pasi grabitësit vranë një burrë që po i filmonte.
Një grua dhe një autor u ekzekutuan në një përplasje me policinë, teksa përpiqeshin të arratiseshin.
Na fuga, os reféns foram amarrados nos veículos. Tentativa de impedir qualquer contra-ataque da polícia ao grupo. Deus guarde essas pessoas e todos de Araçatuba. Todas as agências bancárias do centro foram invadidas – informações preliminares. pic.twitter.com/lu0hBlcTCu
— Yuri Macri (@yurimacri) August 30, 2021