TIRANË- Besnik alias Akil Nerjaku ka rrëfyer para grupit hetimor se personat që donin ta sulmonin ndodheshin brenda një furgoni. Në dëshminë e dhënë, Nerjaku është shprehur se furgoni po lëvizte në anën tjetër të rrugës dhe se snajperisti e ka qëlluar sapo ai ka zbritur nga makina e blinduar e llojit ‘Mercedes Benz” tip “G Class”.
Por, plumbi nuk ka kapur shënjestrën, pasi ka përfunduar në një automjet që lëvizte në këtë zonë, me targa të Maqedonisë së Veriut. Policia e Durrësit nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje atentatin e dështuar.