TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për ‘arrest shtëpie’ për kryedemokratin, Sali Berisha.
Kërkesa për masën ndaj Berishës është dërguar me zarf me arsyen se nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës.
Një ditë më parë Kuvendi votoi me 75 vota pro kërkesës së SPAK për arrestimin e tij. Seanca për zëvendësimin e masës pritet të zhvillohet javën e ardhshme.
Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv i funskionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i K.Penal”. Kallëzimi është bërë nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në lidhje me procedurat e ndjekura për privatizimin e pronës shtetërore “Klubi Sportiv Partizani” Tiranë.
Privatizimi i ish-kompleksit Partizani filloi në vitin 2008 dhe përfundoi në katër vite më vonë, në vitin 2012