SPAK ka kërkuar 3 vite burg për pedagogun Alket Dino, i cili dyshohet për korrupsion. Lajmi u bë i ditur nga Top News.

Prokuroria ka kërkuar edhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtojë asnjë funksion publik.
Ndërkohë, 2 vite burg ka kërkua prokuroria për bashkëpunëtorët Xhevair Dervishi, Gabriel Mukollari.

Pedagogu i fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin “Fan Noli” në Korçë merrte para studenteve në këmbim të një note kaluese. Dino u arrestua një vit më parë nga SPAK.