Spanja fiton Euro 2024.

Spanja mbretëron Evropën. Iberikët fituan 2-1 kundër Anglisë në finalen e Euro 2024 të zhvilluar në ‘Olimpiastadion’ dhe sigurojnë trofeun e katërt të Europianit në histori. Iberikët bëhen skuadra e vetme me katër trofe të Europianit, duke shkruar historinë.

Golat për Spanjën u shënuan në minutat 47-të dhe 86-të nga Nico Williams dhe Oyarzabal, teksa për “Tre Luanët” përkohësisht barazoi Palmer në minutën e 73.

Ndeshja minutë pas minute:

Mbyllet ndeshja, Spanja zyrtarisht kampione e Europës

90’– Akordohen 4 minuta shtesë.

89’- Dani Olmo bën heroin për Spanjën. Sulmuesi largon me kokë një top mbi vijën fatale.

87’- Gooool Spanja 2-1! Oyarzabal rikthen avantazhin e spanjollëve, pas një pasimi të marrë nga Cucurella.

83’- Zëvendësim te Spanja. Largohet Le Normand dhe në vendin e tij futet Nacho.

82’- Pickford kthehet në heroin e anglezëve. Portieri i mohon një gol të sigurt sulmuesit Yamal.

73’- Gooool Anglia 1-1! Cold Palmer, me një supergol nga jashtë zone, e ndal topin në fundin e rrjetës, duke vendosur baraspeshën. Sulmuesi vjen nga stoli dhe barazon shifrat.

71’– Pasim i gabuar i Carvajal, nuk përfiton dot Watkins, që ndalet menjëherë.

70’– Tjetër zëvendësim tek Anglia, Palmer merr vendin e Mainoo.

67’- Oyarzabal merr vendin e Moratës për Spanjën.

66’- Pickford shpëton Anglinë nga pësimi i golit të dytë. Portieri dërgon në goditje këndi një gjuajtje të bukur të Yamal.

64’- Mundësi shumë e mirë për Anglinë. Bellingham lëviz bukur dhe shmang tre kundërshtarë, por gjuajtja me të majtën, shkon shumë afër shtyllës.

62’– Anglia hidhet përpara në kërkim të barazimit, Spanja provon të rrezikojë me kundërsulm.

Ja si po pasojnë dy skuadrat! Anglia ka 47.1% të pasimeve të sakta ndërsa Spanja 82%. Iberikët nuk po i ndahen zonës së Pickford.

22:04, 14 Korrik 2024 61’- Zëvendësim tek Anglia, Harry Kane i lë vendin një sulmuesi tjetër, Watkins.

56’- Mundësi e artë shënimi për spanjollët, një gjuajtje e Williams nga jashtë zone, shkon ngjitur me portën.

55’- Nuk i ndal sulmet Spanja, Morata kalon portierin Pickford, por largon topin Walker.

53’- Ndëshkohet me karton të verdhë Stones, për ndërhyrje të gabuar ndaj Zubimendi.

49’– Mundësi e artë e shpërdoruar nga Spanja. Olmo nuk i beson syve, kur sheh gjuajtjen e tij të shkojë jashtë.

47’- Gooool Spanja 1-0! Zhbllokohet sfida, pas një aksioni model. Carvajal pason për Yamal, me sulmuesin që me një top të shkëlqyer e dërgon topin te Williams, i cili i vetëm me portierin nuk gabon.

45’- Nis pjesa e dytë. Zëvendësim te Spanja, Rodri mbetet në dhomat e zhveshjes për shkak dëmtimi, aktivizohet Zubimendi.

FORMACIONET ZYRTARE: SPANJA: Unai Simon; Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella; Fabian Ruiz, Rodri; Lamine Yamal, Dani Olmo, Nico Williams; Morata.

ANGLIA: Pickford; Shaw, Guehi, Stones, Walker; Mainoo, Rice, Saka, Foden, Bellingham; Kane.