TIRANE – Paraditen e së enjtes starton implementimi i projektit më ambicioz dhe më të rrallë në futbollin shqiptarë, trajnimi i trajnerëve shqiptarë të akademive nga trajnerët e akademnisë së kampionëve të europës të Manchester Cityt si Gavin Rhodesk dhe Andy Smith, të dy trajnerë të Manchester City.

Dyrrah City Football Academy në bashkëpunim me Manchester City FC dhe me mikpritjen e FSHF do të organizojnë paraditen e së enjtes një trajnim për trajnerët e akademive të futbollit të zonës së Tiranës dhe Durrësit të grupmoshave nga 7 deri në 15 vjeç, ku do të prezantohen me filozofinë dhe praktikat e trajnimit të MCFC, dhe do të mësojnë më shumë për shkollën e futbollit që do të zhvillohet në Durrës. Trajnimi teorik do të vijojë me një seancë demostrative në fushën e lojës.

“Dyrrah City Football Academy është një organizatë jo-fitimprurëse (OJF) e themeluar nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve, e cila në bashkëpunim me Manchester City Football Club është përkushtuar për zhvillimin dhe promovimin e futbollit për të rinjtë, nëpermjet ngritjes së Akademisë së Futbollit në qytetin e Durrësit. Dyrrah City Football Academy do të ndërtojë qëndrën më të madhe dhe më moderne stërvitore në vënd dhe më gjerë. Vizioni ynë nuk është vetëm të promovojmë talente të reja, por edhe të frymëzojmë vlera përmes lojës së bukur të futbollit nëpëmjet mbështetjes së shkolles së Manchester City Football Club”