Çudia! Çon makinën për rregullim, mekaniku e përdor dhe bën aksident
Tiranë, 3 Prill 2025
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, ku një mekanik ka përdorur një makinë të klientit pa leje, duke shkaktuar një aksident në gjendje të dehur. Sait Ruçi, një shtetas shqiptar që jeton në Angli, kishte sjellë automjetin e tij në Shqipëri për pushime dhe e dërgoi për riparim në një servis në Tiranë.
Pas kthimit të tij në Shqipëri, Ruçi u informua se makina e tij ishte përfshirë në një aksident, pasi një punonjës i servisit e kishte marrë pa lejen e tij dhe kishte goditur dy automjete të tjera. Mekaniku u arrestua në flagrancë dhe Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi me një muaj burg, duke urdhëruar kthimin e automjetit te pronari i ligjshëm.
Megjithatë, mekaniku ka apeluar dënimin, çka ka bërë që automjeti i Ruçit të mbetet ende i sekuestruar. Pavarësisht se apelimi nuk lidhet me pretendime për kthimin e makinës, procesi në Apel ka shtyrë rikthimin e saj.
Ruçi, së bashku me avokatin e tij, ka depozituar një kërkesë në Apel për kthimin e makinës, duke kërkuar që gjykimi ndaj mekanikut të vazhdojë pa ndikuar në të drejtën e tij për të marrë mjetin e tij. Ai ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare nga autoritetet.
Çështja mbetet në pritje të një vendimi nga Gjykata e Apelit.
English
Strange Case! Man Takes Car for Repair, Mechanic Uses It and Causes an Accident
Tirana, April 3, 2025
An unusual incident occurred in Tirana, where a mechanic took a client’s car without permission and caused an accident while under the influence of alcohol. Sait Ruçi, an Albanian citizen living in England, had brought his vehicle to Albania for vacation and took it to a repair shop in Tirana.
Upon returning to Albania, Ruçi was informed that his car had been involved in an accident. A workshop employee had taken the car without permission and crashed into two other vehicles. The mechanic was caught red-handed and sentenced to one month in prison by the First Instance Court, which also ordered the car’s immediate return to its rightful owner.
However, the mechanic appealed his sentence, causing Ruçi’s vehicle to remain impounded. Although the appeal does not contest the car’s return, the ongoing appellate process has delayed its release.
Ruçi, along with his lawyer, has filed a request with the Court of Appeals for the return of his vehicle, arguing that the trial against the mechanic should proceed without affecting his right to reclaim his property. He has yet to receive an official response from the authorities.
The case remains pending before the Court of Appeals.





