Sulm terrorist në Turqi.

Shpërthime dhe të shtëna armësh janë shënuar para objektit të Agjencisë Hpësinore Ajrore në Ankara.

Gjithashtu raportohet edhe për disa viktima dhe të plagosur.

Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya konfirmoi se shpërthimi i dëgjuar jashtë ambienteve ishte një sulm terrorist, por nuk specifikoi detaje të mëtejshme dhe tha se do të pasonin deklarata shtesë.

Forcat e sigurisë, ambulancat dhe zjarrfikësit u dërguan në kampusin TAI, i cili punëson mbi 15,000 njerëz.

Ndërsa punonjësit e kompanisë, të vendosura në periferi të Ankarasë, janë dërguar në një zonë të sigurt.

Po ashtu dyshohet se ishin marrë edhe pengje dhe rreth dhjetë njerëz janë vrarë.

Mediat vendase raportojnë se ka pasur përleshje të armatosura në Ankara mes forcave speciale dhe terroristëve.

Fillimisht ka shpërthyer një autobombë dhe më pas grup i armatosur ka hapur zjarr.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, dëgjohen një sërë goditjesh, të kapura me sa duket nga një kalimtar i rastit.

Pas kësaj pasoi një shpërthim masiv.

Videoja tregon një shpërthim duke shpërthyer dhe duke ndezur alarmet e makinave ndërsa këmbësorët e tmerruar mbetën pas automjeteve të parkuara në një distancë nga objekti.

Një burrë që duket se mban një armë vrapon nëpër parking pas shpërthimit.

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar pas sulmit terrorrist.

Erdogan u shpreh se nga sulmi kanë mbetur të vrarë katër persona dhe 14 të tjerë të plagosur.

Gjithashtu në një deklaratë publike, presidenti i vendit, Rexhep Tajip Erdogan, dënoi ashpër sulmin terrorist.

Mediet e huaja shkruajnë se dyshohet se sulmi është kryer nga tre persona, njëra prej të cilëve është grua.