Moderatorja Roza Lati ka publikuar disa mesazhe tronditëse në lidhje me vrasjen e 8-vjeçarit Mateo Vasiu pak ditë më parë në Fier. Ajo ka biseduar me hallën e Mateos ku ndër të tjera thuhet se fëmija është përdhunuar në mënyrë brutale dhe shenjat kanë qenë evidente. Halla bën me dije se ata kanë hetuar në mënyrë private dhe e kanë parë me sytë e tyre masakrën e kryer ndaj 8-vjeçarit, të cilit i është gjetur edhe një tel në gojë.

Ajo vijon më tej se e gjithë ngjarja po komplikohet pasi dyshohet se Klodian Çalamani nuk ka vepruar i vetëm në kryerjen e krimit dhe thekson se tek familja e Mateos nuk ka shkuar asnjë uniformë policie që t’i pyesë dhe të hetojë dhe se instancat përgjegjëse nuk kanë marrë masa paraprake, ndonëse ndaj Çalamanit ishin bërë shtatë denoncime. Më poshtë jepet vidoe e publikuar nga Roza Lati në TikTok, ku tregon bisedën që ka patur me hallën e vogëlushit.

Kujtojmë se edhe ditën e djeshme, tezja e Mateos denoncoi se në ngjarje është përfshirë edhe një grua, por nuk dha shumë detaje. Sipas saj, Mateo është vrarë pasi ka parë diçka të rëndë që s’duhej ta shihte dhe ekzistonte frika se ai mund të fliste. Policia po heton në lidhje me këtë denoncim, i cili mund të zbardhë motivet e ngjarjes së rëndë.