Një ngjarje e e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bubq.

Mjaft udhëtarë janë bërë dëshmitarë të një skene tepër të dhunshme në mes të rrugës.

Disa të rinj rrahën me leva një burrë dhe duket se sherri ka qenë tepër absurd, për përparësinë në rrugë.

Mësohet se burri kishte në makinë edhe gruan e tij, por kjo nuk ka mjaftuar. Të rinjtë e kanë qëlluar me leva, shkopa, grushta dhe shkelma.