Në Klos, Njësia Administrative Fan, dyshohet se shtetasi Klodian Gjoka pas një konflikti me shtetasin Pashk Prenga dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin Pashk Prenga për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.
Shtetasi Klodian Gjoka është shpallur në kërkim dhe vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë vendore dhe dy grupe të FNSh-së, me qëllim kapjen e tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes